867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit! Rama: Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës

02/06/2025 12:55

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zonat e mbrojtura të Shqipërisë janë vizituar nga 867 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit 2025.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se zonat e mbrojtura janë eksploruar nga 60 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Postimi i plotë:

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës

Top Channel