
Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren doli nga shinat në regjionin Bryansk të Rusisë gjatë natës më 31 maj, pas shembjes së një ure, tha Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz.
Sipas mediave të huaja, të paktën tre fëmijë janë lënduar, ndërsa shoferi i trenit ka gjetur vdekjen.
Siç shkruan The Guardian, hetuesit rusë thanë se besonin se “shpërthimet” kishin shkaktuar shembjen e dy urave në rajonet kufitare të Kurskut dhe Bryansk gjatë natës, duke nxjerrë trenat nga shinat, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Ndërkohë imazhet e publikuara në mediat sociale duket se tregojnë dëmet e pësuara në tren pas një përplasjeje me urën.
Mediat raportojnë se një total prej 379 personash ishin në bord të trenit në kohën e daljes nga shinat, rreth orës 22:45 sipas kohës lokale.
Russian Railways is partially rerouting some trains after an emergency in #Bryansk Oblast; railway workers are taking all necessary measures to restore traffic, the company said.#Moscow #Russia https://t.co/ADkf7bpeAO
📌At least seven people died and 30 were injured when a… pic.twitter.com/gxXZtRLINR— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) June 1, 2025
Treni i pasagjerëve, me numër 86, thuhet se shkon nga qyteti i Klimovos në Oblastin Bryansk drejt kryeqytetit rus të Moskës.
Top Channel