
McLaren arrin të marrë dy vendet e para duke mos i lënë asnjë shpresë kundërshtarëve të tyre në Çmimin e Madh të Spanjës.
Oscar Piastri kthehet te fitorja duke marrë pozicionin e parë mbi shokun e tij të skuadrës Lando Norris në fund të garës prej gjashtëdhjetë e gjashtë xhirosh.
Në shkallën e tretë të podiumit u ngjit piloti i Ferrarit Charles Leclerc, i cili në rinisjen e garës pas ndërhyrjes së Makinës së Sigurisë që u fut në pistë pas daljes nga pista Mercedesit të Andrea Kimit, Leclerc shfrytëzoi një gabim të Max Verstappen për t’u ngjitur në pozicionin e tretë me një parakalim që rrezikoi të sillte edhe kontakt mes të dyve. Leclerc u fut nën hetim për këtë veprim në fund të garës.
Vendi i katërt i shkoi George Russell, të cilit Verstappen iu desh t’ia lëshonte pozicionin pas një kontakti që solli daljen nga pista të holandezit dh një përfitim pozicioni për të cilin u desh ta humbiste pas flamurit blu. Holandezi u penalizua menjëherë dhjetë sekonda dhe përfundoi vetëm i dhjeti.
Vendi i pestë i shkoi pilotit surprizues Nico Hulkenberg me Sauber, i cili e kaloi Lewis Hamilton në pikën e frenimit pas vijës së boksit dy xhiro para përfundimit. Pikët e Kampionatit Botëror nga vendi i shtatë në të nëntin për Isack Hadjar me Racing Bulls dhe pas tij Pierre Gasly me Alpine dhe Fernando Alonso me Aston Martin, të cilët morën pikët e para të sezonit në këtë garë të nëntë të sezonit.
Top Channel