
Në një kohë kur shumë tradita rrezikojnë të mbeten vetëm kujtim në fotografi apo muze, në Malësi të Madhe, gratë dhe vajzat e zonës janë ulur pranë njëra-tjetrës për të mësuar një art që për shekuj është përcjellë nga gjyshet te mbesat, punimin e xhubletës.
Me futjen e kësaj veshjeje tradicionale të veriut të Shqipërisë në UNESCO, për të mos harruar këtë dijebërje, Ministria e Kulturës ka çelur klasën e “Xhubletës” në qytetin e Koplikut.
Nxënëset kanë marrë dijet bazë se si të punohet nga fillimi e deri në fund xhubleta. Dikush nga kurioziteti, dikush nga pasioni për të mos humbur kjo traditë, e të tjera për të nisur një biznes.
Projekti “Klasa e Xhubletës” synon jo vetëm të ruajë këtë pasuri të rrallë kulturore, por edhe të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe vajzat e veriut, duke i pajisur me një aftësi që mund të kthehet në profesion.
Top Channel