LIVE/ Dita e 34-të e tubimit! “Lironi çunat, vëllezërit tanë”, protestuesit pozicionohen te komisariati nr. 3, aty ku ndodhen të arrestuarit “Nga bohemizmi te përjetësia”, është ekspozita që solli në vendin tonë si rrallë herë vepra të njohura nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco e Avant-Garde, me krijimet të artistëve të mëdhenj të artit botëror.
Koleksioni i rrallë, që erdhi në Qendrën për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe ambasadën e Izraelit pasqyroi ndërgjegjen kolektive të epokës, stilin e jetës dhe momentin historik, në Evropën Perëndimore dhe Lindore e më gjerë.
Kryeministri Edi Rama tha për Drejtoresheën e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim Jetona Koçobellin në Exclusive se në COD janë mbledhur së bashku disa xhevahire të një thesari të jashtëzakonshëm.
Rama: Kjo hapësirë mendoj që ka fituar një distancë autonomie nga selia e pushtetit siç e quajnë edhe është konsoliduar si një hapësirë që vërtet është pjesë fizike e godinës së Këshillit të Ministrave por shpirtërisht është një hapësirë që u takon atyre që e vizitojnë, kjo ekspozitë e forcon këtë mesazh dhe e zgjeron besoj spektrin e atyre që do të interesohen më tej për të ndjekur aktivitetin e COD.
Këtu janë mbledhur së bashku disa xhevahire të një thesari të jashtëzakonshëm ai ajo periudhë e kapërcimit të të parit të sipërfaqes së telajos si një territor autonom i pavarur nga territori fizik i realitetit të përditshëm, është patjetër ekspozita më domethënëse nga pikëpamja e vlerave të mbledhura në një hapësirë në raport me historinë e artit botëror, rrit prestigjin e COD, patjetër rrit edhe prestigjin e hapësirës artistike të vendit në përgjithësi.
Top Channel