
E diela pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira të pakta deri mesatare që mund të shfaqen herë pas here në zonat kodrinore-malore në lindje të territorit, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 3 m/s. Në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit era do të jetë disi më e fortë, duke arritur deri në 4-6 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët që varion nga 1 deri në 2 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet detare.
Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e këndshme e bëjnë këtë të diel një ditë të përshtatshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime. Autoritetet këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të lehta lokale të motit në zonat malore.
Top Channel