
Është çelur sot zyrtarisht sezoni turistik 2025 në bregdetin e Darëzezës.
Aktiviteti i titulluar “Festa e Valëve” ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës të cilët kanë ndjekur koncertin e larmishëm artistik me kërcime, këngë e valle.
Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar në prononcimin e tij për mediat se kjo perlë e pashfrytëzuar e Adriatikut, këtë sezon veror pret dyfishim të turistëve ndërsa ka theksuar se hapi më i rëndësishëm është hartimi i masterplanit për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit i cili parashikon ndërtimin e hoteleve dhe bizneseve bashkëkohore në zonë.
Subashi ka pohuar gjithashtu se sipërfaqja e madhe e rërës do të shfrytëzohet 40% si hapësirë publike dhe pjesa tjetër për privatët ndërkohe që vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe projektit madhor të ujësjellësit për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë, një shërbim i munguar ndër vite.
Janë 61 operatorë turistikë sezonalë që do të operojnë përgjatë vijës bregdetare Darëzesë – Seman këtë verë .
Top Channel