
Oscar Piastri do të niset nga pole position në Çmimin e Madh të Spanjës, në një pistë ku mund të krijosh shpejt distancë nga rivalët.
Kjo është ajo që Piastri do të përpiqet të bëjë që në nisje, por Lando Norris mund të shohë një mundësi të artë për të parakaluar shokun e skuadrës në kthesën e parë të garës, me britanikun e McLaren që nis i dyti.
Megjithatë, sytë duhen mbajtur edhe te Max Verstappen dhe George Russell, të cilët mund të përfitojnë nga një slipstream i hershëm dhe të hyjnë në luftë që në metrat e parë të garës.
Le të mos harrojmë se në Imola, Verstappen tregoi saktësisht çfarë është i aftë të bëjë kur niset nga prapavija…
Për Ferrarin nuk ishte një fundjavë si ajo e kaluara, me Lewis Hamilton që do ta nisë garën nga vendi i pestë, ndërsa Charles Leclerc nga vendi i shtatë
Çmimi i Madh i Spanjës pritet të jetë një betejë e fortë strategjike dhe dinamike, të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel