Një ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e sotme në periferi të Durrësit, në zonën e Fllakës.

I plagosur me armë zjarri ka mbetur Arbër Gorgea, rreth 36 vjeç.

36-vjeçari ndodhet në Spitalin e Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”.

Top Channel