
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin ndaluan shtetasin A. S., 68 vjeç, pasi dyshohet se një apartament e ka shitur 2 herë.
Ndërkohë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 40 vjeç, pasi në anë të mashtrimit ka furnizuar automjetin dhe nuk i ka dhënë pagesën punonjësit të karburantit:
-shpallen në kërkim shtetasi Ch. V., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 52 vjeç, pasi në rrugën “Agim Prodani”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 67-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. L., 28 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur lëndë piroteknike;
-shpallën në kërkim shtetasin E. D., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dajës së tij. Punohet për kapjen e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin A. V., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 37-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 27-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 40-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital;
-shpallën në kërkim shtetasin A. F., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H., 31 vjeç dhe E. S., 39 vjeç, pasi janë konfliktuar dyshohet me sende të forta me njëri-tjetrin. Të dy shtetasit morën mjekim në spital.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 28 vjeç pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin I. S., 24 vjeç pasi në Rrugën e Arbërit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen R. D., 30 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 56 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel