Analisti Artur Zheji shpjegoi në “Top Story” situatën në të cilën ndodhet sot Ukraina, që prej vitesh po përballet me sulmet ruse.

Zheji foli për ndërhyrjen e SHBA-së për të sheshuar situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa zbuloi edhe strategjinë që presidenti rus Vladimit Putin po ndjek.

“Tani këtu personazhi kyç duam apo jo, është Donald Trump. Çfarë po ndodhe tani realisht në Ukrainë, po ndodh një tentativë e fundit e Rusisë për t’u afirmuar si superfuqi, status që e kishte humbur 30 vite më parë. Një superfuqi përcakton rregullat e lojës në një sferë jashtë territoriale, jo vetëm që bëj çfarë të dua në territorin tim, unë përcaktoj rregullat e lojës.

Administrata Biden e rroku sfidën e Putinit, që do të jetë perandori i ri i Rusisë, nuk është më presidenti. Në këtë moshë që është do të lërë histori. Ai luan për histori, jo për përfitime gjeografike. Ai ka filluar këtë lutë me operacione speciale në Ukrainë. Biden e pranoi këtë sfidë dhe me rezistencën e popullit të Ukrainës, e ka rezistuar deri tani në mënyrë të jashtëzakonisht të pabesueshme. Duke u ndeshur me realitetin e kupto që as ai nuk e zgjidh dot. Nuk është më pengesa Zelenskyn, se Zelenskyn e morri me shpulla në zyrën ovale, besoj është bërë pishman edhe ai.

Putin ka ditët e fundit që ka shpërthyer një ofensivë pas paradës me qindra dronë, duket se pop bëhet gati për një ofensivë vere, se ata e kanë zakon në verë dhe pranverë, se stinët e tjera nuk i krijojnë mundësi të sulmojnë. Kjo është një fyerje shumë e madhe e Trumpit, ne e dimë që ai nëse fyhet reagon në mënyrë të paprashikueshme. Ai ka marrë shumë keq. Është fyer pas veprimeve që ka bërë për negociata”, tha Zheji.

Top Channel