
Mbyllet pas 15 minutash tensione mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës seanca plenare.
Kryedemokrati Sali Berisha u përfshi në një debat të ashpër me kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali.
Spiropali: Koha mbaroi
Berisha: Cila kohë
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar
Berisha (flet pa mikrofon).
Më pas Berisha iu drejtua ministrit Blendi Gonxhe: Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.
Kjo solli edhe reagimin e deputetit Niko Peleshi.
Peleshi: Jemi dakord të fillojmë punën, mbi të gjitha për shqiptarët, jemi Parlament s’jemi në cirk. Natyrisht që kemi plot arsye të kërkojmë diskutime jashtë rendit se kemi shumë arsye dhe falënderime, por s’ është ky momenti kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Edhe ai është njësoj si ty se ti erdhe si Spiropali e ike si Spirogjoka.
Spiropali: Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare.
Top Channel