I penduari tregon vrasësit/ Erion Alibej rrëfen në gjyq emra dhe shumë krime të ngjarjeve të ndryshme

29/05/2025 14:56

Vrasësit e masakrës së trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe Erdal Durunait duhet të kërkoheshin vetëm nga drejtësia.

Por në Shqipëri hetimet për identitetin e tyre u kryen edhe nga Erjon Alibej, vëllai i njërës prej viktimave i cili ka nisur rrëfimin e tij si një i penduar menjëherë mbasi ka mbyllur dëshminë bashkëpunëtori tjetër Nuredin Dumani.

Alibej tha se e njohu Dumanin mbasi kishte dalë nga burgu në 2020 i cili përpos emrave të vrasësve që kishte i kishte zbuluar për masakrën, ai I foli edhe për të tjerë. Në këtë takim që e kishte regjistruar dhe ku Nuredin Dumani ka folur përmbi dy orë, Erjon Alibej tha se i vendosi përpara vrasësit fotot e personave të përfshirë në atentatet ndaj familjarëve të tij që i kishte zbardhur vetë.

“I thashë vëllai yt ka qenë ekzekutor, Talo Çela shofer. Nuredini nuk ma pranoi”, shtoi Alibej. Por sidoqoftë duke ju betuar se do ta ndihmonte në sagën e vrasjeve, por me kushtin se duhej parapaguar, Dumani ka rrëfyer edhe emra të tjerë si Dorjan Shkoza, eliminuar më vonë.

Ajo që ndodhi në Elbasan sipas të penduarit në burg prej pesë vitesh,  ishte kthimi në rivalë të betuar për shkak të kokainës të atyre që dikur ishin miq e shokë fëmijërie. Pa lënë në mënjanë të vëllanë e vrarë që sipas tij ishte marrë me drogë, dhe që për të larë borxhet e tij të drogës në Angli, Erjon Alibej kishte vendosur të hynte në krim, i penduari shqipëroi  emrat e tjerë të krimit për shkak të përfshirjes në drogë që fëmijë, vëllezërit Hajdar e Franc Çopja  që ishin të fuqishëm në Evropë në narkotrafik dhe që grindeshin për vjedhjet e ngarkesave. Por mbi të gjithë armiqtë e tij më i shumë kërkuari prej tij ishte Talo Çela.

Në këtë botë të tyre të krimeve, për Talo Çelën ishin vënë në lojë 100 mijë deri në 200 mijë euro

Këtë çmim prej 200 mijë eurosh për Talo Çelën sipas dëshmitarit të drejtësisë e kishte përhapur në rast se ja dorëzonin të gjallë, dhe pikërisht paratë e kishin sjellë Nuredin Dumanin tek ai. SPAK e akuzon Alibej për vrasjen e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia dhe Emiliano Ramazanin dhe Rigers Runaj.

Top Channel