
Cecilia Rodriguez po përjeton një nga periudhat më emocionuese të jetës së saj.
Cecilia Rodriguez po përjeton një nga periudhat më emocionuese të jetës së saj. Në pritje të fëmijës së saj të parë me Ignazio Moser, influencuesja argjentinase shfaqet rrezatuese dhe plot energji. Do të jetë një vajzë dhe emri i saj do të jetë Clara Isabel, ka zbuluar më parë motra e Belen Rodriguez, për vajzën që do të sjellë në jetë.
Midis xhirimeve, angazhimeve të punës dhe përgatitjeve për foshnjën, Cecilia gjeti një moment për veten, duke i lejuar vetes një shëtitje relaksuese në zemër të Milanos. Një mundësi për të shijuar atmosferën e qytetit dhe për të shfaqur një pamje tërheqëse.
Nën diellin e pranverës, Cecilia Rodriguez u fotografua teksa shëtiste nëpër rrugët elegante të lagjes së modës në Milano. Në Via della Spiga, mes butikëve luksozë dhe turistëve kuriozë, Cecilia ecte dhe shfaqej me një buzëqeshje verbuese.
E gëzuar dhe rrezatuese, ajo iu përgjigj telefonit ndërsa mbante në dorë një qese ngjyrë blu nga marka suedeze e kozmetikës Sweed, një shenjë se asaj nuk i mungojnë kurrë blerjet e produkteve të bukurisë.
Paparacët e ndoqën ne fshehtësi Cecilian dhe ajo, si gjithmonë, arriti të na dhuronte fotografi simpatike, pa hequr dorë nga buzëqeshja.
Për shëtitjen e saj në Milano, Cecilia Rodriguez zgjodhi një veshje elegante, me një efekt vizual të sigurt. Influencuesja mbante veshur një fustan të bardhë me vija të zeza vertikale nga Fracomina. Me një bluzë me mëngë të gjata dhe një fund të hapur, ajo që binte në sy ishte rripi i saj në bust, një detaj që thekson format dhe përqafon butësisht barkun që rritet.
Përzierja perfekte e rehatisë dhe stilit, ky është një fustan shtatzënie që ia vlen ta kopjoni. Për të kompletuar pamjen, një çantë e zezë prej lëkure nga Benedetta Bruzziches , një aksesor elegant që i shton një prekje drite pamjet së saj. Në këmbë, ajo mban këpucë të zeza me taka shumë të larta, sepse edhe gjatë shtatzënisë mund të jesh sensuale dhe femërore.
Cecilia Rodriguez ka treguar, që nga fillimi i shtatzënisë së saj, një stil të freskët dhe joshës për shtatzëninë. Me një gardërobë që alternon veshje të rehatshme dhe joshëse, Rodriguez vazhdon të frymëzojë nënat e ardhshme me veshje të rafinuara që janë gjithmonë në hap me trendet.
Top Channel