
Manastiri i Zvërnecit, një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera që hap dyert për qindra turistë, ka pritur sot si vizitorë ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe diplomatë.
Me ftesë të bashkisë së Vlorës dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, trupi diplomatik do të qëndrojë për dy ditë në Vlorë. Kësaj vizite i mungon ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, por pritet t’i bashkohet e dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn.
Turi ka vijuar në brendësi të kishës së Shën Marisë së ku ambasadorë e diplomatë janë njohur nga afër me vlerat e saj historike dhe kulturore.
Manastiri i Zvërnecit në Vlorë është një nga pikat turistike që çdo ditë e më tepër vizitohet nga vendas dhe të huaj.
Ndërtimi i tij, historia, gojëdhënat e bëjnë këtë resurs tërheqës në çdo stinë të vitit. Trupi diplomatik do të vizitojë edhe Muzeun kombëtar të pavarësisë por edhe Art Muze salami, muzeun e parë privat i artit në Vlorë, parkun kombëtar të Llogorasë dhe Parkun detar Sazan-Karaburun.
Top Channel