
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook.
Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër
*Aachen, Gjermani.
Kujtojmë se Brok ishte në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali Berisha në fushatën e 11 majit.
Në një takim të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, në cilësinë e zv.Presidentit të CDI-së, Brok tha më parë se Shqipëria nuk përmbush kushtet për t’u anëtarësuar në BE.
Top Channel