Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë 19/10 11:28
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin “Mbikalimi i Patokut – Laç”.
Një automjet me drejtues ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel