Vrasja e Mohammed Sinwar nga forcat e ushtrisë izraelite u konfirmua të mërkurën nga Benjamin Netanyahu.

Në një fjalim para parlamentit izraelit, Netanyahu deklaroi: “Në luftërat e Izraelit, kaq shumë gjëra nuk janë arritur kurrë në kaq shumë fronte”.

Kryeministri izraelit shtoi se “në 600 ditët e rilindjes sonë, ne kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme. Ne i
përzumë terroristët nga tokat tona, pushtuam Rripin e Gazës me forcë, eliminuam dhjetëra mijëra terroristë.

Ne eliminuam Deif, Haniyya, Yahya dhe Mohamed Sinwar. Ne shkatërruam infrastruktura të panumërta terroriste dhe morëm kontrollin e perimetrit”.

Gjatë fjalimit të Netanyahut në Knesset, disa nga familjet e të rrëmbyerve në tribuna qëndruan me shpinën kthyer nga ai. Pas trazirave të shkaktuara në seancën plenare gjatë fjalimit, deputetët Meirav Cohen, Gilat Kariv dhe Yurai Lahav Herzno u larguan.

Top Channel