Kancelari Merz pret Zelenskyn në Berlin: Gjermania do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë

28/05/2025 14:08

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Ukrainë.

Ky veprim do të thotë që Ukraina nuk do të marrë raketën gjermane Taurus.

Nuk do të hyj në detaje këtu, por më lejoni të them se mbështetja ushtarake do të vazhdojë dhe ne do ta zgjerojmë mbështetjen në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbrojë veten”, thotë ai.

Më tej Merz thotë “Do të doja të theksoja diçka të re. Ne do të financojmë një sasi të konsiderueshme të Starlinks dhe ministritë tona të mbrojtjes do të nënshkruajnë një memorandum për raketat me rreze të gjatë veprimi. Nuk do të ketë kufizime në rreze veprimi, kështu që Ukraina mund të mbrohet përtej kufijve të saj.

Kjo deklaratë u bë në prezencën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në Berlin.

Top Channel