Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 14 deputetëve të opozitës për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

28/05/2025 11:36

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 14 deputetëve të opozitës për mandatin e Vullnet Sinajt.

PD iu drejtua Kushtetueses me kërkesën që të shpallte të papajtueshëm vendimin e 30 janarit 2025 në Parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e tij.

Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit.

 

Top Channel