
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët sulmoi ish ministrin e tij Ilir Rusmaili.
Ai e quan atë mercenar pa asnjë normë njerëzore, pasi sipas kreut të PD bllokoi procesverbalet e kërkuara nga komisionerët.
Berisha: Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.
Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e morët ju vesh, në qarkun që kemi fituar nuk dhanë procesverbalet, e verifikova se thashë është e pamundur, i kërkoj me urgjencë Ilirjan Celibashi të dorëzojë procesverbalet.
Top Channel