
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka përfunduar një pjesë të analizave të kampionëve ushqimorë të marrë në kopshtin nr.1 në Gramsh, ku rezultuan të prekur me salmonelë 17 fëmijë.
AKU bën me dije se nga rezultatet e deritanishme, mishi i pulës dhe qumështi rezultojnë negativ ndërsa ende priten përgjigjet për kampionet e vezëve. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.
ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit. Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor fillimisht është e mirë dhe ata ndodhen në shtëpi. AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në përfundimit e të gjithë analizave dhe dezinfektimeve të mëtejshme.
Ndaj këtij rasti tashmë ka nisur dhe një hetim nga prokuroria e Elbasanit për zbardhjen e rrethanave të infektimit.
Në reagimin e saj Bashkia e Gramshit sqaroi funksionimin e regjimit ushqimor në kopsht, shprehu kujdesin ndaj shëndetit të fëmijëve ndërkohë që kërkoi zbardhjen e rrethanave nga institucionet përkatëse.
Top Channel