
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ndërsa uron popullin shqiptar për zgjedhjet, ambasada thekson se presin të vazhdojnë partneritetin me Shqipërinë.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar ambasada.
Mbi 300 vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga 31 vende u vendosën në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mes tyre u përfshinë delegacione nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Parlamenti Evropian dhe OSBE/ODIHR.
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit u fituan nga Partia Socialiste e Edi Ramës, që siguroi 83 mandate, opozita e drejtuar nga Sali Berisha fitoi 50, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit mori 3 mandate, Partia Mundësia e Agron Shehajt 2 mandate, ndërsa nga një mandat deputeti morën “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Top Channel