Rikthehen “Netët e poezisë korçare”/ Edicioni i 29-të me poetë nga Shqipëria, Italia, Greqia dhe Franca

27/05/2025 12:28

Festivali Ndërkombëtar Netët Korçare të Poezisë është rikthyer në edicionin e tij të 29 me pjesëmarrjen e poetëve nga Shqipëria, Italia, Greqia, Franca etj.

Në këtë edicion organizatorët kanë zgjedhur si tematikë Rreze Drite frymëzuar nga vargjet e Asdrenit.  Përgjatë dy netëve poetët pjesëmarrës sjellin krijimtarinë e tyre duke e kthyer qytetin juglindor në një qendër të gjallë të poezisë bashkëkohore.

Për pjesëmarrësit ky aktivitet është një organizim që jo vetëm sjell në vëmendje poezinë, por edhe  forcon lidhjen mes komunitetit dhe artit, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim të rëndësishëm kulturor në rajon.

Poeti francez, Pierre Ech-Ardour: “Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri, e sigurisht në Korçë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderues që më kanë ftuar në këtë aktivitet. E vizitova pak qytetin në ecje këtë pasdite dhe më bëri përshtypje që kishte shumë të rinj por edhe shumë të moshuar, si një miksim. Më e rëndësishme për mua është paqja, dhe këtë mesazh dua të jap sot.”

Në mbyllje të festivalit një juri profesionale do të përzgjedhë 5 krijimet më të mira duke vlerësuar mesazhet më të spikatur të këtij edicioni.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta