Një 18-vjeçar është arrestuar këtë të martë, pasi lëvizte i armatosur në Tiranë.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet në bulevardin “Zhan d’Ark”, si rezultat i punës bazuar në inteligjencën policore, 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta