
Ish presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi nga kjo e martë janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash.
SPAK nxitoi tu zyrtarizonte akuzat pa mbyllur hetimet ende, pasi në datën 29 maj parashkruhej njëra nga veprat ajo e deklarimit të rremë të pasurisë që bën fjalë për shpenzimet e çiftit për disa ndërhyrje shëndetësore.
Por sakaq afati për mbylljen e hetimeve mbetet deri në 15 tetor, ndonëse parashikimet janë që me pesë persona nën akuzë çështja të mbyllet deri në muajin korrik. Të parës ju komunikuan veprat zonjës Kryemadhi e cila e priti me sportivitet, mbasi e shfrytëzoi praninë në SPAK për të treguar se do i hyjë jetës artistike.
“Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh”-u shpreh Kryemadhi.
Ata akuzohen se bashkëpunuan me njëri tjetrin. I pandehur është marrë edhe Pirro Xhixho, ndërsa pritet tu komunikohen akuzat edhe Fatime Kryemadhit dhe Ema Coku.
Ilir Meta nën arrest në burg prej tetorit, përpara se të përballej me prokurorit Sorit Kllapi nga numri i burgut përmes telefonit të avokatit dha mesazhin e tij.
“Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë të uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por edhe për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Duan të jenë të përjetshëm se nuk i kuptojnë dot krimet elektorale”- është shprehur Meta.
Më direkt ishte avokati mbasi kishte firmosur bashkë me Metën akuzat dhe fabulat.
Por në fashikull kanë ardhur të dhëna të reja nga SHBA, Qipro dhe San Marino.
Ndonëse argumenti është i njëjtë me atë që u aprovua gjatë masave të sigurisë prej vjeshtës 2024, me të dhënat e reja të përcjella nga Amerika dhe Qipro, SPAK ka pushuar episodin për lobimin përmes Mekkeon Grup për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
Ndërsa nga përgjigjet ka shtuar vlerën e korrupsionit nga Shatku ndaj çiftit, por ndaj të dyshuarit ky episod është parashkruar. Për çiftin Meta Kryemadhi, SPAK thotë se gjendet brenda afateve.
Top Channel