Harry fluturon në Kinë, Charles udhëton drejt Kanadasë, tensione të reja në familjen Mbretërore?

27/05/2025 18:19

Princi Harry bëri një fluturim surprizë në Kinë, teksa Mbreti Charles zbarkoi në Kanada për një vizitë shtetërore.

Duka i Sussex udhëtoi për në Shangai për të marrë pjesë në një konferencë turizmi, me qëllim promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme. Ndërkohë, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla ndodhen në Amerikë për inaugurimin e Parlamentit në Otavë.

Gjatë vizitës në Shangai, Princi Harry mori pjesë në konferencën Envision 2025 Global Partner, ku promovoi ture miqësore me mjedisin. Kjo vizitë vjen një dekadë pas udhëtimit diplomatik të vëllait të tij, Princit William, në Kinë – vizita e tij e parë zyrtare atje.

Duke folur në konferencë, Duka i Sussex deklaroi se industria e udhëtimeve duhet të bëjë më shumë për të përmbushur objektivat e saj për transformimin e klimës.

“Ndryshimi i klimës nuk është vetëm një sfidë mjedisore, por një emergjencë kritike ekonomike, që i kushton ekonomisë globale 143 miliardë dollarë në vit. Është koha që industria të riafirmojë angazhimin e saj për të qenë një forcë për të mirën. Sigurisht që do të ketë sfida përpara, por nëse ka një gjë që kam mësuar në jetën time, është se ndryshimi domethënës nuk vjen kurrë lehtë”, tha Harry.

Pikërisht kur Princi Harry po largohej nga Amerika, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla zbarkuan në Kanada, të pritur me thirrje “Mirë se vini në shtëpi” ndërsa zbritën nga avioni në Ottawa. Udhëtimi në Kanada është i pari jashtë vendit që nga ngjitja e Charles në fron dhe gjithashtu shënon rikthimin e tij në angazhimet publike pas diagnozës së kancerit.

Gjatë udhëtimit dy-ditor në Amerikë, Mbreti ka planifikuar shtatë ngjarje zyrtare, por asnjë takim me Harry-n nuk është planifikuar.

Top Channel