Gjyqi ndaj Bardh Spahisë, më 5 qershor thirren dëshmitarë të SPAK, por edhe ata që mbrojnë ish-kryebashkiakun e Shkodrës

27/05/2025 12:10

Punonjës të Bashkisë së Shkodrës do të jenë dëshmitarët e SPAK-ut, por edhe të mbrojtjes së ish-kryebashkiakut të këtij qyteti, Bardh Spahia, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzën e pengimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Më datë 5 qershor, Gjykata e Posaçme ka vendosur të thërrasë për të dëgjuar Ardit Cybylin, Fisnik Luftinën dhe Mark Mollën, ky i fundit personi që u shkarkua nga detyra prej ish-kryebashkiakut dhe për të cilin u urdhërua kthimi në detyrë. Por moszbatimi i vendimit të gjykatës prej ish-funksionarit të pushtetit lokal konsiderohet nga SPAK si vepër penale, dhe për këtë arsye ai është dorëzuar si i pandehur në Gjykatën Antikorrupsion.

Bardh Spahia ka insistuar se për punonjësin Molla është zbatuar ligji dhe, sipas tij, këtë e tregojnë faktet.

Më herët, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar në një seancë paraprake pushimin e çështjes, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm, pasi sipas tij faktet nuk ekzistojnë.

Kjo është hera e parë që një ish-zyrtar gjendet nën akuzë sepse nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për marrëdhëniet e punës, ndërkohë që rezulton se në Shqipëri, nga viti 2013 deri në 2023, Ministria e Financave ka paguar një faturë prej 17 miliardë lekësh në favor të qytetarëve të larguar nga puna në shtet dhe që kanë hapur më pas procese gjyqësor

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta