“Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve

27/05/2025 13:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe ‘25” .

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë pamje, kreu i qeverisë shprehet se “Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik”.

Top Channel