Deputetja Andia Ulliri, që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit pretendon se mandate që mori Arjan Nodja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore.

Nga kqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.
Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, shkruan Ulliri në kërkesën dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, po sot, Aulon Kalaja, kandidati demokrat i listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit në Durrës kërkoi që SPAK të hetojë Këshillin e Ministrave. Dyshimet e tij lidhen me vendimin e këshillit të ministrave mbi faljen e gjobave te papaguara e të pa ekzekutuara nga 2015 e në vijim.

Aulon Kalaja pretendon se falja e gjobave është krim elektoral. Ndërkohë SPAK po vazhdon hetimet për dosje të tjera mbi zgjedhjet 2025 për të cilat ka deklaruar se nën proces 39 dosje, më të shumtat për korrupsion.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta