Tifoz i hershëm i Liverpool, Ilir Demalia ndan fotot e festës së titullit kampion të ekipit me 1 milionë tifozë

26/05/2025 20:33

Gazetari Ilir Demalia ka festuar arritjen e Liverpool-it, ku ka takuar nga afër kampionët e 20-të të Anglisë.

Si një tifoz i hershëm i Liverpool, ai u gjend aty për të festuar arritjet, teksa të pranishëm kanë qenë 1 milionë tifozë.

“Dje, Liverpool u shpall kampion i Premier League për herë të 20-të në historinë e klubit, në stadiumin legjendar Anfield. Tifozët e “The Reds” nuk e kishin shijuar këtë sukses që nga viti 1990, kur Liverpool e fitoi titullin e ligës nën drejtimin e legjendës Kenny Dalglish, i cili ishte njëkohësisht lojtar dhe trajner. Në atë skuadër ishin emra të paharrueshëm si: portieri Bruce Grobbelaar, Alan Hansen, Gary Ablett, Steve Staunton, Alex Watson, John Barnes, Ray Houghton, Steve McMahon, Ronnie Whelan, John Aldridge, Peter Beardsley, Ian Rush dhe vetë Dalglish.

Në vitin 2020, Liverpool, tashmë nën drejtimin e Jurgen Klopp, riktheu titullin në Anfield pas 30 vitesh. Me një ekip të jashtëzakonshëm që përfshinte Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Robertson, Gomez, Milner, Henderson, Wijnaldum, Thiago, Chamberlain, Fabinho, Keita, Firmino, Mané dhe Salah, Liverpool fitoi Premier League për herë të parë në epokën moderne. Megjithatë, për shkak të pandemisë COVID-19, trofeu u ngrit në një stadium bosh dhe pa paradë – një ngjarje historike për klubin.

I themeluar në vitin 1892, Liverpool është klubi anglez me më shumë trofe të fituar – plot 52:
• 20 tituj të ligës,
• 6 Champions League,
• 1 FIFA Club World Cup,
• 8 FA Cups,
• 10 EFL Cups,
• 16 FA Community Shields.

Sezoni 2024–2025 shënoi titullin e 20-të të kampionatit anglez për Liverpool, siguruar katër javë para ndeshjes së fundit dje me Crystal Palace 1-1 me trajnerin e ri Arne Slot, i cili në vitin e tij të parë e çoi skuadrën drejt lavdisë.

Skuadra kampione përbëhej nga: Alisson, Alexander-Arnold, Robertson, Konaté, Van Dijk, Szoboszlai, Gakpo, Díaz, Mac Allister, Jota, Bradley, Elliott, Gravenberch, Kelleher, Tsimikas, Gomez, Quansah, Núñez, Salah dhe Curtis Jones.

Tashmë, skuadra dhe rreth 1 milion tifozë janë në pritje të paradës madhështore që do të nisë nga Allerton Maze dhe do të përfundojë në zyrat e Këshillit Bashkiak të Liverpoolit 12 km rrugë që do përshkohet për 4 orë.

Parada ka tre orë që ka nisur, shiu vazhdon rebesh dhe njerëzit jo që nuk largohen po vijnë duke u shtuar“.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta