“Luli do t’i kishte rënë shkurt”/ Rama: Partia e tyre, uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë! Të vazhdojnë të llokoçiten në lluc

26/05/2025 18:55

Kryeministri Edi Rama ka folur pas fitores së 11 majit, ku Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 83 mandate.

Ai ka folur për opozitën, ku kreun e PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar një “non grata të pashpresë”.

Rama deklaroi se do ta lënë opozitën të vijojë “të qëndrojë në llucin që vijon tashmë prej 12 vitesh”.

“Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne.

Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur.

Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë”, deklaroi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta