
Koalicioni Euroatlantik dështoi në zgjedhjet e 11 majit, duke lënë kështu kreun e saj, Lulzim Bashën jashtë Kuvendit për të paktën 4 vite.
Flutura Açka në një intervistë për gazetaren Rudina Muça për Exclusive, u shpreh se Basha nuk bëri betejë, ndërsa shtoi se ajo vetë nuk e kuptoi kurrë betejën e vërtetë të tij.
Në lidhje me kreun e PD, Sali Berisha, ajo tha se duhet të jepte dorëhqjen dhe të pranojë humbjen.
Sakaq u ndal te Tabaku, për të cilën tha se e fitoi mandatin e deputetit me meritë.
Pjesë nga intervista:
Ku shkuan votat antiberishiste?
Açka: Një pjesë e mirë ka shkuar për partitë e e reja, të tjerat. Do të thotë që gjithsesi vota antiberishiste janë por në një sektor tjetër të opozitës. Sigurisht do kisha dashur kolegët mi, me të cilët kam bërë beteja të rëndësishme të hynin në parlament, por ndonjëherë duhet të kuptojmë që çdo luftë ka martirët e vetë.
Lulzim Basha nuk e beri betejën, nuk e kuptova se cila ishte beteja e vërtetë. Retorika ka qenë e një evropiani, por sjellja politike nuk ishte fare. Ajo doza e shkelja e syrit që bënte me Ramën, ishte njeriu i fundit që duhet ta kishte bërë këtë.
A je zhgënjyer nga Basha?
Açka: Bashës nuk i është dashur fare të më promovojë mua, për faktin sepse isha marrë me politikë. Jam marrë me politikë. Mendoj se janë bërë rrugës gabime shumë të rënda, që jo vetëm nuk i dhanë fitoren, por kam përshtypjen që tronditjet tektonike që ndodhën në PD do e japin dhe për një kohë të gjatë efektin. Doktor Berisha duhej të jepte dorëheqjen. Duhet ta pranojë që ka humbur.
Përse elektorati zgjodhi Berishën dhe jo zotin Alibeaj, Bashën apo Shehin?
Açka: Elektorati… fundja pse u bë lufta për logon? Logoja është histori, siguri.
Si e shikoni të ardhmen e Tabakut me Berishën dhe Bardhin?
Tabaku e fitoi me meritë. Ka bërë betejat e saj. Nuk e di sido jetë bashkëpunimi me zotin Berisha.
Top Channel