“Arritëm të pavarësojmë drejtësinë në Shqipëri”, Rama: Mandati i katërt matet me barrën historike që na ka ngarkuar populli shqiptar  

26/05/2025 19:04

Kryeministri Edi Rama foli sot për fitoren historike me 83 mandate në mandatin e katërt si dhe sukseset në 3 mandatet e tjera të Shqipërisë nën udhëheqjen e Partisë Socialiste.

Rama tha se drejtësia u pavarësua nën udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe Shëipqria filloi të merrte frymë sërish.

“Ne i hymë detit në këmbë, duke marrë parasysh edhe rrezikun e koalicionit të mandatit të parë për shkak të reformës në drejtësi. Ja dolëm ta pavarsojmë drejtësinë dhe t’i hapim rrugë një pastrimi historik të kanaleve të drejtësisë. Shqipëria nisi të marrë sërish frymë”, u shpreh Rama.

Mandatin e dytë, kryeministri e cilësoi një mandat sakrificash, pasi Shqipëria u godit nga tërmeti dhe pandemia, por shtoi se ishte i domosdoshëm për forcimin e karakterit të PS.

“Në mandatin e dytë populli na dha mundësinë e vazhdimin e qeverisjes por pa të tjerë, mes tërmetit dhe pandemisë ishte një mandat solid dhe me sakrifica. Një mandat i domosdoshëm që mendoj se na forcoi karakterin”, tha kryeministri.

Sakaq kreu i PS-së tha se mandati i tretë e ktheu Shqipërinë në një pikë europiane nga një vrimë e zezë në syrin e të tjerëve dhe mandati i katërt është barrë historike e 83 mandateve me të cilën populli shqipëtar e ngarkoi Partinë Socialiste.

“Në mandatin e tretë populli na e ridha besimin për ta ngritur Shqipërinë më lart në sytë e Europës dhe Botës. Hapëm negociatat për tu futur në BE dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në syrin e dynjallëkut, në një destinacion të ri europian. Mbledhja në Tiranë e Komunitetit politik europian ishte si një vulë e certifikatës së rilindjes së Shqipërisë. Mandati i katërt është një histori më vete. Nëse fitorja e mandatit të katërt për familjen tonë të madhe matet me numrin e mandateve, për ne, trupën udhëheqëse, ky mandate duhet të matet me barrën e madhe historike që populli na e hodhi mbi kurriz me 83 mandate. Janë 83 gurë në kurriz”, përfundoi kryesocialisti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta