Trump vijon ‘luftën’ me Harvard: Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë aspak miqësore me SHBA-në

25/05/2025 14:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti sot vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard, një masë që u quajt e paligjshme nga universiteti i njohur dhe u pezullua nga një gjyqtar.

“Pse Harvard nuk thotë se gati 31% e studentëve të tij vijnë nga vende të huaja, e megjithatë këto vende, disa prej të cilave nuk janë aspak miqësore me Shtetet e Bashkuara, nuk paguanin asgjë për arsimimin e studentëve të tyre dhe as nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Më tej ai vazhdon duke thënë se “Ne duam të dimë se kush janë këta studentë të huaj, një kërkesë e arsyeshme pasi ne i japim Harvardit miliardë dollarë, por Harvardi nuk është vërtet transparent”.

Të enjten, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christie Noem njoftoi revokimin e të drejtës së Harvardit për të pranuar studentë të huaj. Por një gjyqtar shpejt e pezulloi masën, të cilën universiteti e apeloi të premten herët në mëngjes në gjykatën federale në Massachusetts.

Administrata Trump akuzon Harvardin se nuk i lejon Uashingtonit të mbikëqyrë proceset e pranimit të studentëve dhe punësimit të fakultetit, dhe e akuzon universitetin se është një bastion i antisemitizmit, se promovon ide tepër progresive të krahut të majtë dhe se ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta