“Agim Rada Requiem”/ Dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të skulptorit në bashkëpunim me Top Channel Films

25/05/2025 19:52

Agim Rada Requiem është dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të një skulptorit që për rreth pesë dekada gdhendi në baltë e bronz mendimtarë të shquar të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci.

Dokumentari i regjisorit Namik Ajazi, që vjen në bashkëpunim me Top Channel Films zbulon të pathënat e karrierës së Radës, që nuk e lëshoi daltën deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ishte një skulptor, një njeri, një rebel, një njëri që përmbushte auerolën e djemve të atyre viteve që nuk pranonin atë lloj diktature që ishte për të gjithë një ferr. Krijimtaria e tij filloi në vitet ’85 dhe mbaroi deri në frymën e tij të fundit”-shprehet regjisori Namik Ajazi.

Miqtë dhe kolegët rrëfejnë në këtë dokumentar in memorium talentin e rrallë të Agim Radës e mbi të gjitha për shpirtin e tij të lirë e rebel dhe batutën që nuk i mungoi kurrë as në ditët më të errëta gjatë regjimit komunist.

“Gimi për mua ka qenë bekim, ka amplifikuar ndjenjën e rebelizmit brenda vetes. Ndihem shumë më i ri seç kam qenë me Gimin brenda, ai ka ndikuar në qenien time”-shprehet Dritan Gremi, mik i Agim Radës.

Krijimtaria e skulptorit është Testament për vendin dhe siç thonë personazhet e dokumentarit, Rada frymon në zemrat e çdo qyteti ku veprat e tij mbajnë peshën e historisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta