Adrenalinë në Shkodër/ Paradë e festë, 200 motoçiklistë nga vendi e rajoni krijuan atmosferën unike

25/05/2025 21:17

Për tri netë me radhë, Shkodra u kthye në kryeqytetin e adrenalinës dhe pasionit për motorët.

Rreth 200 motoçiklistë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë zbarkuan në qytet, duke sjellë një atmosferë unike me paradën e tyre nëpër rrugët kryesore të Shkodrës.

Pas paradës, festa vijoi përpara Bashkisë së Shkodrës, ku pjesëmarrësit dhe qytetarët u bashkuan në një mbrëmje të mbushur me ritëm, drita dhe energji pozitive.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta