
Kryeministri Edi Rama foli të shtunën në Uells të Mbretërisë së Bashkuar në Hay Festival, ku ishte i ftuar nderi përkrah personaliteteve të shumta europiane.
Në panel Rama ishte me ish-këshilltarin dhe strategun e komunikimit të Tony Blair, Alastair Campbell, Misha Glenny, Rektori i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë dhe historiania Anne Applebaum, e cila ka shkruar gjerësisht për historinë e komunizmit dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Rama foli para të pranishmëve për temën e panelit: Çfarë do të thotë për Evropën rikthimi i Trump si president i SHBA-së
“Jam i bekuar të kem miqësi të shumta. Jam shumë krenar që jam mik me dhëndrin e Donald Trumpit, por në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që të them se jam mik edhe me djalin e armikut të tij, George Soros. Është gjë e mirë të kesh miq”, tha Rama.
Në përshkrimin e panelit të Hay Festival në Uells, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, organizatorët morën shkas për temën teksa një epokë e re e proteksionizmit amerikan, përfshirë mundësinë e tarifave, kërcënon një Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë tashmë të ndarë. Gjithashtu përmendet dhe fakti që nuk është vetëm ekonomia që do të preket nga mandati i dytë i Trump; do të ketë gjithashtu një ndikim në sigurinë e Evropës dhe përpjekjet e saj për të luftuar ndryshimet klimatike.
Top Channel