“Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën”, Berisha: Po përpilojmë raportin që do u dërgohet ndërkombëtarëve

24/05/2025 12:53

Kryedemokrati Sali Berisha tha se po përpilojnë një raport që do t’u dërgohet ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 11 majit, ku opozita doli humbëse.

Ai theksoi se defakto Valencia i hodhi në kosh zgjedhjet e 11 majit dhe se u blenë vota me punësime dhe me prokurorime.

Berisha: Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën. E kam thënë dhe e them, këto zgjedhje treguan se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka, të paguajë çdo çmim, për ti shndërruar në farsë. Opozita do të bëjë gjithçka për tu kthyer shqiptarëve votën e lirë. Sot shqiptarët nuk kanë vetëm zërin e opozitës.

Sot shqiptarët kanë zërin e 108 partive politike të Internacionales Demokrate të Qendrës. Kanë zërin e 87 partive politike të Partisë Popullore Europiane. Kanë zërin e 83 partive politike të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat, të cilat paralajmëruan se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsa elektorale.

Farsa elektorale e 11 majit u paralajmërua botërisht, nga të gjithë ata që i besojnë votës së lirë.
Vetëm në rezolutën e Valencias, ku kanë votuar forcat e qendrës së djathë të mbarë Europës, sanksionohet se Edi Rama po blen vota, dhe është para datës 11 maj, po blen vota me lek, po blen vota me kanabis. Do merrni ju vesh së shpejti se cili është krimi me kanabis. Shumë shpejt do njiheni me përmasat me krimin me kanabis.

Po blen vota me punësime, po blen vota me prokurorime. Defakto Valencia i hodhi në kosh zgjedhjet e 11 majit. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po përpilon raportin të cilin do të ua paraqesë të gjitha forumeve, institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve të lira. Natyrisht fjalën e fundit do ta thonë qytetarët shqiptarë. Kush është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë.
Kush mendon dhe beson se, ky vend pa votën e lirë nuk ka të ardhme, duhet të ngrihemi dhe të mos pranojmë kurrë një farsë të tillë të shëmtuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta