Tiranë/ Nuk u ndje mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare private, ndërron jetë shtetasi italian

24/05/2025 11:14

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në vendin tonë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private dentare në Tiranë.

Sipas policisë, më datë 22.05.2025 ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndierë mirë.

63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta