Fletë votimi të falsifikuara në Peqin, PD kërkesë KQZ: Informacion zyrtar nëse është kryer ekspertizë mbi materialet e sekuestruara

24/05/2025 10:00

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar informacion KQZ në lidhje me materialet zgjedhore të sekuestruara në Peqin.

Një shtetas që dyshohet se është përfshirë në blerje votash në 11 maj u vu në pranga disa ditë më parë.

Dervish Beqirit iu gjetën dhe sekuestruan 10 fletë votimi, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve.

Policia sekuestroi edhe portofolin e tij, brenda të cilit ishin 280 000 lekë si dhe një pushkë e vjetër trofe e një pistoletë sportive, që i mbante në shtëpi.

Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Rasti u denoncua një ditë para arrestimit nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili tha se në Elbasan është përdorur ‘skema e trenit bullgar’.

“Në lidhje me ngjarjen e bujshme të datës 22 Maj 2025 në qytetin e Peqinit, ku falë reagimit të menjëhershëm të kandidatit për deputet të PD-ASHM në Qarkun Elbasan u bë i mundur identifikimi dhe dokumentimi i pranisë së materialeve zgjedhore në një ambient privat, përfshirë:

* Fletë votimi që për sy të lirë janë të padallueshme nga fletët e votimit origjinale të përdorura në procesin zgjedhor të datës 11 maj 2025;

* Lista zgjedhësish me vulë të njomë, badge akreditimi të KQZ-së, dokumentë identifikimi, si dhe shuma të konsiderueshme parash,

si dhe duke marrë shkas nga publikimi sot me datë 23 maj 2025 në disa media të lajmit me titull

“Policia përgënjeshtron Sali Berishën: Fletët e votimit të gjetura në Peqin, të falsifikuara”, kërkojmë zyrtarisht nga institucionet tuaja të na vihet në dispozicion sa vijon:

Informacion zyrtar nëse është kryer ndonjë ekspertizë shkencore, kriminalistike apo laboratorike mbi materialet e sekuestruara më 22 maj 2025 në Peqin, konkretisht mbi fletët e votimit të dyshuara, listat zgjedhore, badge-et e akreditimit dhe çdo material tjetër të lidhur me procesin zgjedhor te gjendura aty”, theksohet në kërkesën e PD.

2025_4865_PD_Kerkese per informacion

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta