Vijon ‘lufta’ Trump-Harvard, universiteti padit administratën e presidentit për bllokimin e regjistrimit të studentëve të huaj

23/05/2025 16:27

Universiteti i Harvardit padit administratën e Donald Trump pasi i hoqi institucionit arsimor të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës.

Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit.

Kjo vjen një ditë pasi zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS) thanë se do të anulonin aksesin e Harvardit në programet e vizave studentore.

Administrata Trump thotë se universiteti nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimeve, akuza që universiteti i ka mohuar fuqimisht.

Në Harvard ka rreth 6,800 studentë ndërkombëtarë, të cilët përbëjnë më shumë se 27% të regjistrimeve të këtij viti.

Universiteti po kërkon një urdhër gjykate për të ndaluar DHS-në, e cila revokoi certifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit të Harvardit, mekanizmi me anë të të cilit lejohet regjistrimi i studentëve të huaj.

Administrata Trump ka sulmuar Harvardin dhe universitete të tjera elitare, jo vetëm duke argumentuar se ato duhet të bëjnë më shumë për të ndaluar aktivistët pro-palestinezë, por edhe duke pretenduar se ato diskriminojnë pikëpamjet konservatore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta