Situata humanitare në Gaza, OKB ngre alarmin: Asnjë furnizim nuk ka mbërritur në enklavë!

23/05/2025 16:41

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka komentuar situatën humanitare në Gaza.

Ai thotë se pothuajse 400 kamionë me ndihma humanitare u lejuan të hynin në Gaza përmes pikës kufitare Kerem Shalom, por furnizimet vetëm nga 115 kanë mbërritur në të vërtetë në enklavë.

“Asgjë nuk ka arritur në veriun e rrethuar”, ka theksuar Guterres.

Më tej ai thotë se OKB-ja ka arritur të shpërndajë “miell gruri, ushqim për fëmijë, shtesa ushqimore dhe ilaçe” dhe se disa furra buke po operojnë në jug dhe qendër të Gazës.

Guterres e mbylli fjalën e tij duke thënë “Por të mos harrojmë se po veprojmë në mes të një operacioni ushtarak. E gjithë ndihma e autorizuar deri më tani arrin në një lugë çaji ndihmë kur kërkohet një vërshim i madh ndihme”.

Top Channel