PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar KQZ që t’i dërgojë informacion në lidhje me qarqet ku është certifikuar rezultati.

“Subjekti zgjedhor, koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM), për efekt të ushtrimit efektiv të së drejtës së ankimit të saj, ndaj vendimeve tuaja për miratimin e tabelave të rezultateve të miratuara nga ana juaj, kërkon nga KQZ – për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet – vënien urgjentisht në dispozicion të provave, si më poshtë vijon:

1. Raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

2. Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ (ose, në të kundërt, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht te zgjedhësi, është kthyer nga DHL pranë KQZ-së)

3. Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

4. Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e çdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

5. Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në çdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

2025_4866_PD_Kerkese

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta