Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

23/05/2025 12:56

Për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha akuzon edhe partitë e vogla.

Në deklaratën për mediat, ai tha se u ofroi koalicion para zgjedhjeve partive të reja, por këto të fundit nuk pranuan. Berisha pretendon se nga votat që kanë marrë këto parti, PD ka humbur 8 mandate.

“Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta