Vrasja e çiftit të diplomatëve në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Urrejtja nuk ka vend në SHBA!

22/05/2025 19:39

Shtëpia e Bardhë tha se “urrejtja nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump”, teksa theksoi se personi i dyshuar për vrasjen e dy punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington, do të ndiqet penalisht “në masën më të plotë të ligjit”.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha në një konferencë për shtyp se Trump është “i prekur dhe i indinjuar” për vrasjen e punonjësve të ambasadës.

“E keqja e antisemitizmit duhet të zhduket nga shoqëria jonë”, tha ajo.

Leavitt i quajti dy diplomatët e vrarë, Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgrim, një “çift të ri të bukur” dhe foli për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

“Departamenti i Drejtësisë do të ndjekë penalisht autorin përgjegjës për këtë në masën më të plotë të ligjit”, përfundoi sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta