Vrasja e çiftit izraelit në Uashington, Netanyahu lajmëron përforcimin e ambasadave izraelite në botë

22/05/2025 09:37

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij, pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington që iu mori jetën dy punonjës të ambasadës.

Zyra e Netanyahut njoftoi në Platformën X se Kryeministri izraelit kishte kontaktuar Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi për të pyetur në lidhje me autorin e dyshuar dhe dy viktimat, një çift të rinjsh që së shpejti do të fejoheshin.

Bondi i shprehu Netanyahut keqardhjen e saj të thellë, sipas një deklarate nga zyra e saj, duke shtuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump po ndihmon në menaxhimin e situatës. Ajo tha gjithashtu se autori do të sillet para drejtësisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta