Video/ Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

22/05/2025 11:38

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri.

Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve.

Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në ‘hundën’ e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok”, tha një pasagjer në aeroplan. «I shpëtuam rrëzimit, urime pilotit që e uli avionin shëndoshë e mirë», tha një tjetër.

Pas uljes, avioni është vendosur në kategorinë AOG (Avion në Tokë) për t’iu nënshtruar inspektimeve dhe riparimeve të dëmeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta