Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

22/05/2025 20:59
Dubai, Emiratet e Bashkuara

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të nxehti të jashtëzakonshme, me temperaturat që janë pranë kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar sot ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, rajoni Al Dhafrah i Abu Dhabit, rreth orës 14:00, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo nxehtësi ekstreme është përhapur në mbarë vendin, ku shumë zona kanë regjistruar temperatura nga 45°C deri në 48°C.
Kushtet mbeten të vështira për banorët, të cilët po përballen jo vetëm me vapën përvëluese, por edhe me lagështi të lartë dhe erëra me pluhur.

Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h deri në 35 km/h.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta