“Presioni i shpejtësisë së lajmit rrit ndjeshmërinë ndaj dezinformimit”, AMA tryezë diskutimi për sfidat e mediave

22/05/2025 13:54

Media shqiptare përballë fenomenit të Dezinformimit ka qenë tema e tryezës së organizuar sot nga Autoriteteti i Mediave Audiovizive dhe qendra Faktoje.

Pas një cikli disa-mujor trajnimesh të gazetarëve, të realizuar nga qendra Faktoje, në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sot në tryezën ku merrnin pjesë përfaqësues nga Parlamenti, shoqëria civile dhe gazetarë u prezantuan gjetjet e këtij projekti dhe u diskutuan nga të pranishmit çështje të rëndësishme dhe problematika që vihen re sot në median shqiptare.

Nuk do të resht së bëri thirrje medias për raportim profesional, për dhënien e informacionit të konfirmuar nga shumë burime dhe të saktë, për përgjegjshmëri dhe rëndësinë që ka raportimi i duhur në informimin e publikut”, ka thënë në fjalën e saj Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila ka theksuar se zhvillimet e teknologjisë kanë vënë përballë sfidash të reja, si rregullatorët, ashtu edhe mediat. “Nisur edhe nga fusha ku Autoriteti vepron, ndër shtyllat kryesore të punës tonë mund të përmend të drejtën e publikut për informim dhe lirinë e shprehjes, që përbëjnë dy të drejta thellësisht orientuese. Këto janë të rëndësishme jo vetëm për punën tonë, por edhe për detyrimet që media duhet të përmbushë. Jo më kot sot janë kryefjalë, kudo në botën e qytetëruar, proceset e Vetërregullimit, Bashkërregullimit, Akteve Europiane dhe jo vetëm, që synojnë të gjejnë një ekulibër apo një balancë që duhet t’i shërbejë, qoftë medias, qoftë audiencës, në mënyrë që opinioni publik të mos deformohet, të mos orientohet gabim e, në raste të caktuara, siç tregojnë ngjarje në vende të ndryshme, të mos bëjë dëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme, jo vetëm përgjegjësia me të cilën media duhet të përballet me publikun e vet, por edhe ky lloj bashkëpunimi i shtruar në këtë tryezë sot, ku të gjithë aktorët bëhen bashkë, për të shkëmbyer, ide dhe eksperienca, dhe për të përkrahur njëri-tjetrin”.

Sipas gjetjeve të prezantuara sot nga qendra “Faktoje”, 60% e gazetarëve të pyetur nuk e dinë përkufizimin e saktë të Dezinformimit, ndërkohë që 100% gazetarëve që punojnë në median online kanë pranuar se publikojnë informacione, pa i verifikuar më parë për shkak të presionit të kohës. Gjithashtu nga të dhënat e mbledhura nga qendra Faktoje rezulton se të gjithë gazetarët i raportojnë deklaratat politike pa verifikim; presioni i shpejtësisë së lajmit rrit ndjeshmërinë ndaj Dezinformimit; raportimi i lajmeve në kontekstin e duhur dhe përfshirja e të gjitha palëve nuk konsiderohet domosdoshmëri etj. Nga ky realitet i reflektuar nga vetë gazetarët, dokumenti është shoqëruar edhe me rekomandime ndër të cilat përmenden: edukimi mediatik në të gjitha nivelet e arsimit, nxitja e standardeve të mediave online, bashkëpunimi mes mediave dhe organizatave të verifikimit të fakteve, futja e kurrikulave për Dezinformimin në studimet e shkencave sociale dhe të komunikimit etj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta